• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Rinovohet stadiumi Azteca

06/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Stadiumi Azteca në Mexico City është duke u rinovuar përpara Kupës së Botës 2026. Stadiumi ikonë do të presë ndeshjen hapëse të turneut, i cili do të mbahet në Meksikë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Azteca do të bëhet stadiumi i parë që do të presë ndeshjet e një botërori, në tre edicione të veçanta pas 1970 dhe 1986.

Kupa e Botës FIFA 2026, edicioni i 23-të, do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026. Ky botëror do të organizohet bashkërisht nga 16 qytete në tre vende të Amerikës së Veriut: Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara. Turneu do të jetë i pari i organizuar nga tre kombe dhe i pari Botëror i Amerikës së Veriut që nga viti 1994. Dhe Mexico City po përgatitet për këtë veprimtari me plane për të rritur investimet.

Buxheti i propozuar, i cili përfshin iniciativën për tua bërë më të lehtë tifozëve hyrjen dhe daljen nga stadiumi ikonik Azteca, do të rritet në gati “348 milion dollarë, që përfaqëson 186% “më shumë se ai i parashikuar në 2024”. Mexico City gjithashtu ka propozuar një “buxhet rekord edhe për sistemin e tij të metrosë”.

Mexico City do të presë ndeshjen hapëse për Kupën e Botës 2026. E në stadiumin Azteca po punohet edhe për zgjerimin e tij, duke e çuar numrin e vendeve nga 83.264 në 87,000. Stadiumi ndodhet në një lartësi prej 2200 m mbi nivelin e detit dhe është më i madhi në Amerikën Latine dhe një nga më të mëdhenjtë në botë. Realiteti virtual do të jetë një përvojë e simuluar duke përdorur ekrane 3D.

Me anë të syzeve speciale, tifozët do të mund të dalin në fushë ose të hyjnë në dhomat e zhveshjes së stadiumit Azteca.

Tifozëve do t’u krijohet mundësia për të përjetuar këto situta edhe në Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara. Ata do të shijojnë një përvojë drithëruese kur të vijnë për të parë ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026 në stadium Azteca, më 11 qershor 2026.

 

 

 

Next Post

Emir Sahiti lë pas dëmtimin, gjen golin me Hamburgun

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.