• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Juventus dhe Douglas Luiz të hapur për ndarje, dy klube të Ligës Premier të interesuar për brazilianin

06/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Futbollisti brazilian Douglas Luiz mund të largohet nga Juventusi dhe të kthehet në Angli pas vetëm disa muajsh qëndrim në Torino.

Mesfushori që mbërriti te Juve si përforcimi më i madh këtë verë nga Aston Villa, luajti në Torino vetëm 13 ndeshje (354 minuta) në të gjitha garat.

Përveç problemit të lëndimit, Luiz ka pasur vështirësi edhe me përshtatjen në klubin e ri dhe nuk i ka ndihmuar as ardhja e të dashurës së tij Alisha Lehman, e cila gjithashtu kaloi nga skuadra e femrave të Aston Villa në Juventus.

Braziliani nuk arriti të imponohej dhe gjithnjë e më shpesh flitej se trajneri Thiago Mota nuk ishte aspak i kënaqur me lojërat e tij.

Siç raporton Sky Sport, dy klube angleze të cilave nuk iu ka bërë i ditur emri po punojnë për të sjellë në huazim Luizin, i cili dëshiron të kthehet në Angli dhe është mjaft i sigurt për largimin e tij nga Juventusi në janar.

Sezonin e kaluar, Luiz luajti 53 ndeshje për Aston Villan në të gjitha kompeticionet dhe arriti një performancë të shkëlqyer prej dhjetë gola dhe 10 asistime.

Next Post

NBA/ Dominojnë Cleveland dhe Oklahoma, humbasin kampionët e Boston

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.