Bonusi i besnikërisë së Kilian Mbape po hap mjaft telashe PSG-së. Siç dihet klubi francez i detyrohet lojtarit 55 milionë euro pasi ky i fundit qëndroi deri në vitin e fundit të kontratës.
Sipas “L’Équipe” UEFA po mendon që të penalizojë PSG-në nëse nuk gjendet një gjuhë e përbashkët me lojtarin. PSG ka bërë me dije se ekziston një pakt mes lojtarit dhe presidentit ku Mbape i ka thënë Al Khelaïfit se nuk do të merrte bonusin nëse do të largohej nga Franca.