• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Didier Deschamps merr vendimin e rëndësishëm, nesër zyrtarizimi

08/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një lajm shumë i rëndësishëm vjen nga Franca. Didier Deschamps nuk do të rinovojë kontratën e tij dhe do të largohet nga posti i trajnerit të kombëtares franceze pas Kupës së Botës 2026. Edhe nëse do të triumfojë në këtë kompeticion, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, ai nuk do të vazhdojë rrugëtimin e nisur në vitin 2012, kur mori vendin e Laurent Blanc pas Kampionatit Europian.

Sipas informacioneve të publikuara nga L’Équipe, ish-mesfushori do ta njoftojë vendimin e tij nesër, në një intervistë që do të transmetohet në edicionin e lajmeve të orës 13:00 në TF1.

Deschamps, 56 vjeç, e kishte kuptuar disa muaj më parë se kishte ardhur momenti për të mbyllur këtë eksperiencë të jashtëzakonshme dhe është i bindur se tani është koha e duhur për ta zyrtarizuar.

Ai dëshiron gjithashtu t’u japë fund spekulimeve për të ardhmen e tij dhe të përqendrohet qetësisht te dy sfidat që presin Les Bleus: Liga e Kombeve këtë vit dhe, mbi të gjitha, Kupa e Botës.

Kujtojmë që Franca, nën drejtimin e Deschamps, u shpall kampione e botës në vitin 2018 dhe nënkampione në vitin 2022, si dhe arriti vendin e dytë në Euro 2016.

Next Post

Neymar mendon si Ronaldo: Kampionati saudit është më i fortë se Liga Franceze

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.