• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ronaldo vendos kushte për të vazhduar në Pro Ligën Saudite

08/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Cristiano Ronaldo po shqyrton disa opsione për të ardhmen. Një prej tyre është të vazhdojë në Pro Ligën Saudite, por me një ekip shumë të fortë si Al Hilal, ose Al Ittihad-i në rritje, ku luan Benzema.

Një nga dëshirat e tij për të krijuar një ekip fitues është ribashkimi me Casemiron, me të cilin ndau dhomën e zhveshjes për pesë sezone te Real Madridi.

Braziliani, pas një fillimi të mirë te Manchester United, ka përjetuar rënie për shkak të momenteve të vështira të ekipit anglez.

Sezoni i tretë, me ndërrim trajneri, është bërë makth për të gjithë dhe ish-lojtari i Real Madridit nuk bën përjashtim.

Zgjidhjet po kërkohen dhe shoku i tij, CR7, mund t’ia ofrojë, gjithmonë nëse gjen motivimin e duhur për të vazhduar në futbollin saudit.

Casemiro ndryshoi ekip kur merkatoja e verës 2022 ishte drejt fundit, madje pas luajtjes së Superkupës së Europës si lojtar i Real Madridit.

Oferta prej 72 milionë eurosh, plus 13 milionë bonuse, e bindi lojtarin dhe klubin për transferimin.

Për rrjedhojë, Casemiro dhe Ronaldo u bashkuan përsëri, këtë herë në “Old Trafford”.

Sipas “MARCA”, Cristiano Ronaldo, me më pak se 6 muaj kontratë të mbetur, ka liri ta zgjedhë të ardhmen e tij.

Tek Al Nassr është më shumë sesa një lojtar. Aty është referencë dhe përfaqësim i Arabisë Saudite, si në futboll, ashtu edhe në botën e biznesit.

Ronaldo gjeneron shumë të ardhura dhe largimi prej tyre nuk është i lehtë.

Megjithatë, opsioni për ta përfunduar karrierën në SHBA ka dalë sërish në skenë.

Edhe pse nuk është e thjeshtë, duket e sigurt që Ronaldo dëshiron të jetojë një moment të tretë përkrah Casemiros, ish-partnerit të tij në ditët më të mira të Real Madridit, me trofetë e Champions League. Ishin të lumtur dhe duan të jenë sërish.

Ekipi i Cristiano Ronaldos po përballet me vështirësi më të mëdha se pritej.

Në Pro Ligën Saudite janë 11 pikë larg Al Ittihad, por objektivi i madh mbetet Champions-i Aziatik, ku kanë ende shanse të plota. Në Riad janë të vendosur ta mbajnë Ronaldon, por e dinë që nuk do të jetë e lehtë.

Për këtë arsye, duhet të ofrojnë diçka tërheqëse për CR7 dhe kjo përfshin praninë e Casemiros në ekip. 

Next Post

La Liga “fal” Vinicius/ Braziliani pezullohet dy ndeshje, por do të luajë në Superkupë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.