Thursday, 20. August 2026
Sport

Xhaka në dyshim për Borussia Dortmundin

GS 08/01/2025 2 Min. Lesezeit

Bayer Leverkuseni mund të jetë pa Granit Xhakën në ndeshjen e parë të këtij viti, që e luan të premten kundër Borussia Dortmundit në kuadër të kampionatit gjerman.

“Kicker” raporton se Xhaka ka dëmtuar nyjën e këmbës gjatë një dueli në stërvitjen e Leverkusenit dhe është në garë me kohën për t’u rikuperuar para duelit me Dortmundin.

Xhaka lëndimin e ka pësuar në stërvitjen e së martës, të cilën e ka lënë në gjysmë dhe menjëherë i është nënshtruar kontrollimeve.

Ekzaminimet kanë bërë të ditur se nuk bën fjalë për ndonjë lëndim serioz, por gjasat janë të mëdha që 32-vjeçari mos të jetë në dispozicion të trajnerit Xabi Alonso për ndeshjen e së premten mbrëma.

Mungesa e Xhakës do të jetë e madhe për Leverkusenin, pasi mesfushori shqiptar është lider i kampionit të Gjermanisë.

Dueli Dortmund – Leverkusen nis në orën 20:30 dhe i takon xhiros së 16-t të Bundesligës.

Deri më tani, Xhaka ka 2 gola e 5 asistime në 15 ndeshje kampionale me Leverkusenin, që aktualisht zë vendin e dytë në tabelë.

Teilen: