• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Leverkuseni shqetësohet për dëmtimin e Granit Xhakës

08/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Granit Xhaka e ka shqetësuar jo pak Bayer Leverkusenin.

Ylli kosovar pësoi një lëndim në nyjën e këmbës në stërvitjen e fundit me ekipin, ndërsa u desh ta ndërpriste atë për të marrë trajtimin mjekësor.

Mediat gjermane raportojnë se ky lajm i ka bërë të brengosen “Farmaceutikët”.

Magazina “Kicker” raporton se trajneri Xabi Alonso është i shqetësuar me lëndimin e përfaqësuesit zviceran, pak ditë para ndeshjes së parë të vitit 2025 për ekipin kuqezi.

Më saktësisht, kampioni aktual gjerman do të luajë këtë të premte në Bundesligë me Borussia Dortmundin, ndeshje e vlefshme kjo për xhiron e 16-të të ligës elitare gjermane.

Ende nuk dihet shkalla e lëndimit të ish-futbollistit të Baselit, Borussia Monchengladbachut e Arsenalit, ndërsa shpejt do të dalin ekzaminimet.

Sidoqoftë, do të jetë e vështirë ta shohim kapitenin Xhaka në fushën e blertë pasnesër.

 

Next Post

Batuta e Mourinhos: Ky lojtar dhe menaxheri i tij m’i thinjën flokët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.