Kevin De Bruyne është në kërkim të ëndrrës amerikane. Mesfushori belg 33-vjeçar mund t’i thotë lamtumirë Manchester City-t në fund të sezonit, nëntë vjet pas fillimit të historisë së tij me ‘Skyblues’.
Sipas “The Athletic”, ylli belg (107 paraqitje, 30 gola) është gjithnjë e më afër largimit për në MLS këtë verë. Mediet angleze specifikojnë gjithashtu se De Bruyne do të donte të vendosej në Kaliforni dhe mund të vazhdojë karrierën e tij te San Diego FC, skuadër e cila këtë vit do të marrë pjesë në sezonin e saj të parë në American League.
I lidhur me Manchester City deri në qershor 2025, Kevin De Bruyne është i lirë nga 1 janari të bisedojë apo edhe të nënshkruajë me çdo klub kontratën e ardhshme.