Thursday, 20. August 2026
Sport

Ergys Kaçe largohet nga Gjilani

GS 08/01/2025 1 Min. Lesezeit

U transferua me bujë të madhe, por Ergys Kaçe u largua pa lënë gjurmë në futbollin e Kosovës.

Skuadra e Gjilanit, të mërkurën mbrëma ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me ish-mesfushorin e Kombëtares së Shqipërisë.

Gjilani ka falënderuar Kaçen për kontributin, si dhe i ka dëshiruar suksese në karrierë.

Kaçe para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Gjilanit si lojtar i lirë, por në total në stinorin vjeshtor ka regjistruar 7 paraqitje në Superligë.

31-vjeçari ishte vlerësuar si përforcim i madh për mesfushën e Gjilanit, por nuk arriti ta dëshmoj veten dhe të bind me paraqitjet e tij për një vend titullari.

Teilen: