Ndeshjet e raundit të 20-të të Euroleague në basketboll për meshkuj kanë nxjerrë në krye të renditjes ekipin grek të Olympiacos, që udhëheq i vetëm me 14 fitore.
Olympiacos fitoi thellë 112-69 ndaj Bayern Munich në Greqi, ndërkohë që të njëjtën gjë bën edhe ekipi i Panathinaikos.
Kampionët në fuqi mundën 96-84 Partizan Beogradin, duke qenë forca e dytë, me 13 fitore. Po kaq fitore ka edhe Monaco, që u ndal në shtëpi nga Barcelona.
Katalanasit fitiuan 98-84, duke ngjitur shkallët në renditje ashtu sikurse edhe Real Madrid, që fitoi 83-64 në Lituani ndaj Zalgiris Kaunas.
Javë e mirë edhe për ekipet italiane. Armani Milano fitoi 107-74 ndaj Maccabi Tel Aviv, ndërsa Virtus Bologna mundi në sekondat e fundit 76-74 Baskonia Gasteiz.
Euroleague-Raundi i 20-të
Fenerbahce – Alba Berlin, 90-73
Monaco – Barcelona, 84-98
Maccabi Tel Aviv – Armani Milano, 74-107
Panathinaikos – Partizan Beograd, 96-84
Anadolu Efes – Villeurbanne, 76-82
Zalgiris Kaunas – Real Madrid, 64-83
Crvena Zvezda – Paris Basketball, 85-69
Olympiacos – Bayern Munich, 112-69
Virtus Bologna – Baskonia Gasteiz, 76-74