Në ndeshjen e javës së 20-të të Serisë A, një fitore e rëndësishme për Interin që triumfoi me rezultatin 1-0 në fushën e Venezias dhe i bën presion Napolit falë suksesit të gjashtë radhazi jashtë shtëpisë.
Në fushën e lojës në këtë sfidë ishte i pranishëm edhe mesfushori kuqezi, Kristjan Asllani, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë dhe pikërisht në minutën e 63-të nga Frattesi.
Pas paraqitjes së shurdhër ndaj Milanit, regjisori kuqezi tregon veten. Është edhe dora e tij, me gjuajtjen milimetrike për Lautaron, në rastin e golit të Darmian.
Sfida u vendos nga një gol i Darmian në minutën e 16-të pas një pritjeje të shkëlqyer nga Stankovic ndaj Lautaro. Në pjesën e dytë zikaltërit nuk arritën të dyfishonin avantazhin me Frattesi dhe Lautaro, ndërsa Sommer ishte në lartësinë e duhur në goditjen me kokë të Doumbia dhe me fat në shtyllën e Busios (74′).