Marc Marquez i ka bërë një nisje të jashtëzakonshem botërorit 2025 të të Moto Gp, duke fituar gjithçka në dy garat e para të tij. Me këtë ritëm ai duket se është kandidati kryesor për të fituar titullin kampion bote. Por Piloti spanjoll ka edhe një synim tjetër, të arrijë Rosin në kuotën e 9 titujve botërorë si dhe të 115 fitoreve që ka arritur piloti italian.
Nuk janë më kundërshtarë në pistë, por Marc Marquez e Valentino Rossi vazhdojnë duelin e tyre edhe në distancë.
Nisja e shkëlqyer e spanjollit në këtë botëror të Moto Gp, me motorin zyrtar të Ducatit, le të kuptohet se do të jetë ai kampioni i ri i botës në fund të sezonit.
Do të jetë ky triumfi i tij i parë pas atij në 2019, viti i fundit që 32 vjeçari nga Cervera ishte mbi të tjetër.
E nëse fiton këtë vit, atëherë do të arrinte në kuotën e 9 titujve, duke u barazuar me Valentino Rosin. Prej vitesh ishte menduar se Marquez do të arrinte të kalonte titujt e Doktorit, duke synuar numrin 13 të Angel Nieto apo 15 të Giacomo Agostini. Por një sërë dëmtimesh radhazi të lidhura edhe me krizën teknike të Hondës, ndërprenë vrullin e Marc në arritjen e objektivave.
Tani duket se spanjolli e ka nisur kampionatin me të gjithë dëshirën dhe ambicjen e tij.
Në Argjentinë arriti kuotën e 90 fitoreve, po aq sa Nieto e, edhe pse është ende larg nga 115 të Rossi, ka që mendojnë se Maruqez mund ta arrijë dhe ta kalojë këtë shifër. E vetmja statistikë që sot e vendos Markezin përpara Rossit është ajo e pole position 96 kundrejt 65.
Ndërsa rekordet e Rosit që nuk rrezikojnë të thyhen nga spanjolli janë podiumet totale 235 ndaj 152 të spanjollit, pikët, 6357 të italianit kundërejt 4138 të Markezit.
Gjithashtu edhe Çmimet e Mëdha të zhvilluara, 432 të Doktorit kundrejt 269 të rivalit. Vetëm nëse Markez garon deri në moshën 40 vjeç, atëherë mund t’i arrijë rekordet e Rossit.