Barcelona zhvilloi seancën e fundit stërvitore në “Ciutat Esportiva Joan Gamper” të mërkurën përpara se të presë Osasuna sot (21:00) dhe lajmi i madh në seancë ishte Pau Kubarsi.Qendërmbrojtësi i ri pësoi një tendosje të ligamentit të përparmë tibiofibular në kyçin e këmbës së djathtë, ndërsa luante me Spanjën dhe iu bashkua pjesës tjetër të shokëve të tij të skuadrës për të testuar veten përpara ndeshjes.
Barça nuk dëshiron të rrezikojë me rikthimin e Kubarsit, duke pasur parasysh orarin e ngjeshur që kanë katalanasit në javët e ardhshme, kështu që do të shohim nëse mbrojtësi zhvillohet pozitivisht dhe mund të jetë në dispozicion të Hansi Flik për ndeshjen kundër Osasuna.
Ata që u stërvitën normalisht ishin Robert Levandovski dhe Hektor Fort, të cilët ishin ndërkombëtarët e fundit evropianë që u kthyen pas pushimit. Ditën e djeshme ishin në stërvitje spanjollët Pedri, Lamine Jamal, Dani Olmo dhe Ferran Torres, francezi Kounde dhe holandezi Frenki de Jong.
Të vetmit lojtarë ndërkombëtarë që ende nuk kanë mbërritur janë uruguaiani Ronald Arauho dhe braziliani Rafinja, të cilët po kthehen në Barcelonë pasi kanë luajtur me ekipet e tyre kombëtare përkatëse. Të dy mungojnë për ndeshjen ndaj Osasunas.
PANORAMASPORT.AL