Skuadra e Golden Eagle Ylli nuk do të luajë për vend të tretë në Ligën Unike në baskeboll.
Një vendim i puditshëm nga therandasit.
Ja sqarimi i KB Golden Eagle Yllit: “Sot, pas takimit të Bordit të Golden Eagle Yllit, është marrë vendimi që ekipi ynë nuk do të udhëtojë për të zhvilluar ndeshjen për vendin e tretë në Ligën Unike.
Ky vendim është marrë për shkak të mbingarkesës së lojtarëve, duke pasur parasysh që lujam ndeshjen të shtunën në kuader të superliges kundër Bashkimit dhe situatën me shumë lëndime gjatë këtij sezoni, veçanërisht në javët e fundit.
Urojmë suksese ekipeve pjesëmarrëse në finale!”.