• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 29, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Çfarë do të ndodhë me David de Gea-n te Fiorentina?

27/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë tifozë të Fiorentinës kanë filluar të pyesin për të ardhmen e yjeve të këtij sezoni, veçanërisht për portierin spanjoll. “La Repubblica” e ka pyetur vetë ish-portierin e Man. Junajtedit, i cili u përgjigj për sezonin e ardhshëm.

“Kam firmosur për një vit, klubi ka opsionin për rinovim (me pagë të dyfishuar, 2.4 milionë euro). Jam i lumtur në Firence, më pëlqen të jem te Fiorentina, por për momentin më e rëndësishme është ta mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme”.

De Gea, tani 34 vjeç, foli edhe për të ardhmen e tij dhe nëse ka menduar për “pensionimin”:

“Ndonjëherë më shkon mendja, e di që një ditë do të vijë, por nuk më shqetëson.

Ka ende kohë për këtë, ndihem mirë dhe në formë. Këtu jetoj në mënyrë të shkëlqyer, më pëlqen të rri në shtëpi.

Pushoj, lexoj dhe shikoj filma, që është një nga pasionet e mia të mëdha. Pastaj luaj në ‘PlayStation’ dhe eksploroj qytetin”.

Përshtypjet për Firencen dhe Fiorentinën

“Qyteti është i mrekullueshëm, njerëzit janë fantastikë.

Klubi ka një histori unike, stadiumi ‘Franchi’ më emocionon, është i bukur dhe shumë i ngrohtë. Pranova menjëherë të vija këtu.

Gjithashtu, kampionati italian më ka tërhequr gjithmonë”.

Next Post

Trajneri i ri i Juventusit, Behrami e njeh mirë: Tudor të bën të japësh më shumë nga vetja

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.