• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Liverpool përgatit çmendurinë

27/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Liverpool ka mbetur i zhgënjyer nga transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit që është ai i Darwin Nunez nga Benfica për 85 milionë euro. Uruguaiani ka rezultuar një dështim te të kuqtë dhe në verë pritet largimi i tij.

Ndërkohë, “Sky Switzerland” raporton ditën sotme një lajm vërtet të bujshëm ku thuhet se Liverpool po punon për transferimin më të shtrenjtë në historinë e klubit dhe një nga më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Sipas raportimit në fjalë, Liverpool është i gatshëm të paguajë 180 milionë euro për të sjellë në “Anfield”, Alexander Isak, sulmuesin suedez që po shkëlqen me Newcastle.

Fillimisht, klubi i Premier League ka vendosur një shifër rreth 150 milionë euro për kartonin e suedezit, por duke parë interesin e shumë klubeve të mëdha, “Qymyrxhinjtë” tani kërkojnë 180 milionë euro.

Në rast se realizohet vërtet ky transferim, do të ishte jo vetëm më i shtrenjti në historinë e Liverpool-it, por do të ishte dhe transferimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Vendi i parë mbahet nga Neymar që u transferua nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro.

Për suedezin pritet të ketë një garë të fortë mes klubeve të mëdha, të cilat kërkojnë me patjetër transferimin e tij. Por, deri tani klubi më i gatshëm për të paguar shifrën e kërkuar nga Newcastle është pikërisht Liverpool.

Next Post

LIVE BARCELONA-OSASUNA/ Aksion spektakolar, katalanasit gjejnë avantazhin (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.