Tuesday, 19. May 2026
Sport

Kurti e uron Vëllaznimin për titullin kampion në Ligën Unike

GS 28/03/2025 1 Min. Lesezeit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e ka uruar klubin e basketbollit Vëllaznimi për triumfin e tyre në Ligën Unike.

Ekipi nga Gjakova shënoi fitore në finale 91:88 duke e mposhtur Sigal Prishtinën pas vazhdimeve.

Ky ishte trofeu i parë i Vëllaznimit pas 29 vitesh.

“Vëllaznimi i Gjakovës, kampion i Ligës Unike! Lojë shumë e barabartë dhe dramatike e të dyja skuadrave që nuk u dorëzuan për asnjë moment.

Ndeshje që shkoi përtej kohës së rregullt e që në fund Vëllaznimi triumfoi ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 91-88.

Urime basketbollistëve, klubit, tifozëve dhe të gjithë Gjakovës. Në edicionin e sivjetshëm të Ligës Unike vendin e tretë e zuri Besëlidhja e Lezhës”, uron Kurti,

Teilen: