BUNDESLIGA 1 (GJERMANI)
Bayer Leverkusen – Bochum
Leverkusen do të vazhdojë ndjekjen e Bajernit të Mynihut kur të presë Bohumin e kërcënuar nga rënia në Bundesliga 2 në “BayArena”, sonte mbrëma në javën e 27-të të Bundesligës. Leverkusen shfaqi një karakter kampioni në një përmbysje spektakolare kundër Shtutgartit javën e kaluar, fituar 4-3 pasi humbiste 1-3 me golin e minutës së 94-t nga Patrik Shik. “Aspirinat” tashmë janë 6 pikë pas bavarezëve dhe me një fitore sonte do ta shtonin presionin mbi kreun. Në të kundërt, Bohumi mbetet i mbërthyer në vendet e rënies.
PARASHIKIMI: 1/3+. Në atë që pritet të jetë një ndeshje me një drejtim, Bajer Leverkusen duhet të vazhdojë të ushtrojë presion mbi kryesuesit e tabelës Bajern Mynih duke shtuar tri pikë në tabelë në atë që duhet të rezultojë të jetë një garë tërheqëse dhe plot gola dhe që jepet me 57% mundësi.
BUNDESLIGA 2 (GJERMANI)
Hamburger SV – Elversberg
Hamburgu shpreson se sezoni 2024-‘25 do të jetë i fundit për ta në nivelin e dytë të futbollit gjerman dhe se do të kthehen në Bundesligë për herë të parë që nga viti 2018. Hamburgu është në krye të renditjes, por me vetëm një pikë më shumë se Këlni dhe dy më shumë se Paderborni. Skuadra e veriut të Gjermanisë ka fituar tri nga katër ndeshjet e fundit. Në ndeshjen e fundit, ata fituan 3-0 në transfertë kundër Magdeburgut, ku efikasitetin i jashtëzakonshëm Hamburgut bëri diferencën. Elversberg e nisi kampionatin si një nga kandidatët kryesorë për të rënë, por mban një pozicion solid në mes të tabelës pas 26 javëve. Elversberg ishte në një ecuri të mirë së fundmi me gjashtë ndeshje pa humbje deri në raundin e fundit kur humbi 1-0 në shtëpi kundër Preussen Munster.
PARASHIKIMI: 1 me 55% mundësi. Elversberg po luan mirë, por në dy ndeshjet e fundit ka pasur vështirësi. Kjo do t’u kushtojë pikë kundër skuadrës së pamëshirshme dhe ndoshta më të mirë në kompeticion, Hamburgut.
Ulm – Darmstadt 98
Ulm mund të largohet nga fundi i tabelës së Bundesligës 2 me një fitore kundër Darmstadt në “Donaustadion” të premten. Skuadra vendëse nuk ka fituar asnjë nga 7 ndeshjet e fundit të Bundesligës 2. Së fundmi, ata barazuan 0-0 kundër Karlsruhes dhe kanë shënuar vetëm një gol në katër ndeshjet e tyre të fundit në ligë.
PARASHIKIMI: X2 me 50% mundësi. Të dyja skuadrat nuk kanë qenë në formën më të mirë kohët e fundit dhe kanë humbur më shpesh se sa kanë fituar, por Darmstadt ka ende një paraqitje pak më të mirë në përgjithësi. Vizitorët të premten kanë fituar 2 nga 5 ndeshjet e fundit në Bundesliga 2 dhe janë 11 pikë mbi zonën e rënies. Ulm, nga ana tjetër, aktualisht është një nga dy skuadrat që do të binte nga kategoria, siç janë gjërat. Presim që Darmstadt të marrë të paktën një barazim kundër UlLeverkuseni nuk kërkon të ndalet, presion Bajernit mit, edhe pse rekordi i tyre si udhëtues është goxha i dobët.
LIGUE 1 (FRANCË)
Strasbourg – Lyon
Strasburgu ka qenë kryesisht në pjesën e mesme ose të poshtme të tabelës që nga ngjitja e tyre në sezonin 2016-17. Këtë sezon dukej se ata do të ishin në pozicionin e tyre të zakonshëm. Megjithatë, pas një ecurie të pabesueshme ku patën pesë fitore dhe një barazim, ata u afruan super pranë zonës evropiane. Tani për tani janë në vendin e 7-të me 43 pikë, vetëm një pikë larg vendit të 6- të të dëshiruar. Edhe Liga e Kampionëve nuk është shumë larg – vetëm katër pikë. Lion po përmirëson ngadalë rezultatet e tij gjatë sezoneve. Ky sezon ka potencialin të jetë më i miri i tyre në një kohë të gjatë. Ata janë në vendin e 5-të me 45 pikë, vetëm dy pikë larg vendit të tretë dhe paraqitjes në Champions League sezonin e ardhshëm. Por përveç sezonit të tyre të mirë në Ligue 1, “Les Gones” po bëjnë shkëlqyeshëm edhe në Europa League, ku do të përballen me Manchester United në çerekfinale.
PARASHIKIMI: GOL/GOL me 55%. Duke marrë parasysh faktin se të dyja skuadrat po shënojnë rregullisht, presim një tjetër ndeshje me gola me të dyja skuadrat që pritet të shënojnë.
LIGA PORTUGAL (PORTUGALI)
Gil Vicente – Benfica
Me një fitore kundër Gil Vicente, Benfika mund të barazojë pikët me rivalët e qytetit, Sporting, në tabelën e Primeira Liga. Skuadra vendase ka performuar shumë dobët në javët e fundit, duke humbur 7 nga 8 ndeshjet e fundit, duke përfshirë 3 humbje radhazi në shtëpi. Anasjelltas, Benfika nuk po i jep kohë rivalëve të saj të hidhur Sporting për të marrë frymë në luftën për titullin e Primeira Liga, pasi ka fituar 6 ndeshje radhazi në Portugali.
PARASHIKIMI: 2/2 me 50% mundësi. Me Gil Vicente të përfshirë ende në një betejë për rënie dhe Benfikën që kërkon të kapë Sportingun, nuk ka dyshim se “shqiponjat” e Lisbonës janë favoritë të qartë për të fituar sonte në mbrëmje. Benfika ka qenë në formë të shkëlqyer në Primeira Liga javët e fundit, duke fituar 6 ndeshje radhazi, 3 prej tyre jashtë shtëpisë. Gil Vicente, nga ana tjetër, ka dalë shumë më keq gjatë të njëjtës periudhë, duke humbur 7 nga 8 ndeshjet e fundit të ligës. Ne presim që Benfika të fitojë të premten dhe të barazojë pikët me Sportingun në renditjen e Primeira Liga, të paktën për 24 orët e ardhshme.
CHAMPIONSHIP (ANGLI)
Sheffield United – Coventry
Shefild Junajtid mund të kthehet në Premier League pas vetëm një sezoni. Aktualisht, ata janë edhe në krye të Championship së bashku me Leeds me 80 pikë, por Bërnli është aty duke përgjuar, me vetëm dy pikë prapa. Vetëm dy skuadra ngjiten direkt në Premier League dhe Shefield United shpreson të mos e humbasë këtë mundësi. Skuadra e Kris Uajlder është në formë solide me tri fitore në katër ndeshjet e fundit. Në ndeshjen e mëparshme, ata fituan 1- 0 në derbin e qytetit kundër Shefild Wednesday. Koventri ka një shans për t’u rikthyer në Premier League për herë të parë që nga viti 2001. Ata janë aktualisht në “play off”-in e promovimit. Koventri është në formën më të mirë në pjesën vendimtare të sezonit, pasi ka fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit. Në ndeshjen e mëparshme, Koventri fitoi 3-0 në shtëpi kundër Sandërlend.
PARASHIKIMI: Të dyja skuadrat shënojnë rregullisht. Shefild Junajtid ka shënuar në nëntë ndeshjet e fundit radhazi. Nga ana tjetër, Koventri ka shënuar në shtatë nga tetë ndeshjet e fundit. Ndaj priten gola nga të dyja ekipet. Shkojmë për GOL/GOL me 55%.
SUPER LIG (TURQI)
Konyaspor – Gaziantep
FK Gaziantep udhëton në Konia në formë të shkëlqyer, me vizitorët që kanë arritur tri fitore të njëpasnjëshme në Super Ligën turke, para pushimit të fundit ndërkombëtar. Skuadra e Selçuk Inan shënoi fitore kundër Ejupspor (3-1), Beshiktash (2-1) dhe Kajserispor (1-0) dhe tani gjendet në vendin e shtatë, vetëm gjashtë pikë larg vendeve të kualifikimit evropian. Forma e fundit e Koniasporit ka qenë më pak mbresëlënëse, megjithatë skuadra vendase ka humbur vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet (Fitore 2, Barazime 2, humbje 1). Të vendosur në vendin e 13-të në divizion, shtatë pikë pas Gaziantepit, djemtë e Rexhep Uçarit arritën një fitore jetike 1-0 në ndeshjen e tyre më të fundit kundër Beshiktashit, një rezultat që i lë ata katër pikë mbi zonën e rënies.
PARASHIKIMI: GOL/GOL. Të dyja palët vijnë në këtë ndeshje pasi kanë parë shumë rezultate me gola në këtë sezon dhe një aferë e ngjashme argëtuese duket e mundshme këtë fundjavë. Të dyja dy takimet e fundit mes këtyre rivalëve gjithashtu përfunduan me rrjetë të dy skuadrave dhe pritet një përsëritje të premten me 58% shanse.
Bodrum FK – Fenerbahce
Fenerbahçe vazhdon të ndjekë titullin kur ata udhëtojnë në Bodrum për raundin e 28-të të fushatës. Pushimi ndërkombëtar erdhi në kohën e gabuar për Bodrumin. Skuadra e José Morais ishte në një seri prej tetë ndeshjesh të pamposhtur në të gjitha garat, duke fituar pesë dhe duke mbajtur një rekord shtatë ndeshjesh rrjetën të paprekur. Bardheblutë do të shpresojnë të vazhdojnë këtë formë të mirë të premten, por nuk do të duan t’u kujtohet se humbën ndeshjen e fazës së parë 2-0. Ndërkohë, Fenerbahçe kishte nevojë për pushim pasi lojtarët e Zhoze Murinjos u eliminuan nga Europa League dhe nuk arritën të mposhtin Samsunspor në shtëpi në ndeshjen e tyre të fundit në ligë.
PARASHIKIMI: UNDER 3.5 GOLA. Takimi i mëparshëm mes këtyre dy skuadrave rezultoi me vetëm dy gola dhe pritet një rezultat i ngjashëm me 58% mundësi.
PANORAMASPORT.AL