Sipas “The Sun”, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, po synon yllin e Aintrahtit të Frankfurtit, Hygo Ekitike, si një alternativë për Aleksander Isakun e Njukasëllit.
Sulmuesi 22-vjeçar ka tërhequr interes nga disa klube të tjera të Premier Ligës, ndërsa Frankfurti kërkon rreth 60 milionë paund për ta lënë të largohet. Kjo shifër është shumë më e ulët se 150 milionë paundët që Njukasëlli kërkon për yllin e sulmit.
Ekitike ka shënuar 19 gola dhe ka dhënë 8 asiste në 38 ndeshje për klubin e Bundesligës këtë sezon. Ai shënoi gjithashtu një trigolësh për kombëtaren U-21 të Francës në fitoren 5-3 ndaj Anglisë më 21 mars.
PANORAMASPORT.AL