Dyshja e mënjanuar e Bajern Mynihut, Manuel Nojer dhe Aleksandar Pavloviç, të dy kanë nevojë për kohë përpara se të kthehen në aksion.Kapiteni po punonte për rikthimin e tij nga një dëmtim i kyçit të këmbës kur pësoi një pengesë gjatë pushimit ndërkombëtar. Sipas raportimeve, portieri veteran pritet të mungojë jo vetëm në ndeshjet e ardhshme të Bundesligës kundër St.Pauli dhe Augsburg, por edhe në ndeshjen e parë çerekfinale të Bajernit në Champions-it ndaj Interit (më 8 prill). Trajneri i Bajernit, Vinsent Kompani, u pyet për dëmtimin e Nojer në një konferencë për shtyp të premten dhe konfirmoi se veteranit i duhet kohë për t’u rikuperuar.
DËMTIMI I NOJER – “Manu ka një dëmtim në këmbë. Unë e di se si është. Është gjithmonë shumë i ndjeshëm. Kjo nuk do të thotë se është e keqe, por se duhet kohë. Nuk dua të tregoj një periudhë fikse. Shpresoj që të jetë e shpejtë”, tha ai.
AVANCIMI I PAVLOVIÇ – Bajern gjithashtu do të duhet të jetë i durueshëm me Aleksandar Pavloviçin, i cili ka humbur pesë ndeshjet e fundit për shkak të etheve të gjëndrave. “Nuk mund të them më shumë. Ai ka nevojë për kohë. Ne gjithmonë e zbulojmë kur lojtarët kanë probleme. Ne nuk i bëjmë asnjë presion atij dhe i marrim gjërat një javë në një kohë. Kur mjekët thonë se ai është plotësisht në formë, ne do të përpunojmë një plan”, tha Kompani.
GARA PËR TITULLIN – “Mentaliteti ynë është se ne kemi të njëjtën sasi pikësh. Ne po supozojmë se Leverkusen do t’i fitojë të gjitha ndeshjet e tyre, kështu që ne duhet të fitojmë të gjitha takimet tona. Gjëja më e mirë për të bërë është të vendosim gjithçka në zero dhe të supozojmë se Leverkusen do të fitojë tetë ndeshje. Më pas duhet të triumfoni edhe tetë duele. Është një lloj i mirë presioni. Ky duhet të jetë mentaliteti ynë i përballjeve, duke nisur me St. Paulin”.
TAKIMI – “Unë e kam parë vetëm St. Pauli-n gjatë gjithë javës. Ata janë një ekip që pranon shumë pak gola. Ata janë gjithashtu të rrezikshëm përpara, edhe nëse nuk kanë shënuar aq shumë gola. Shpesh futen në zonë, kanë shumë energji. Ata gjithashtu mund të presin. Është e rëndësishme që ne të shkojmë në lojë me respekt dhe besim të plotë te vetja. Ne duam të luajmë sa më mirë që të mundemi, sigurisht me fitore, pas dy rezultateve jo fort të këndshme në Bundesligë”, tha belgu.
MBROJTJA – “Ne kemi mjaft mbrojtës tani. Në fillim të sezonit ne kishim Hiroki Ito dhe Josip Stanisiç jashtë. Të gjithë duhet të jenë fleksibël kur dikush ka nevojë në një pozicion. Më pas ata duhet ta bëjnë atë që nevojitet”, përfundojë Vinsent Kompani.
SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL