• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Elbasani dhe Partizani vijojnë serinë e fitoreve

29/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Elbasani dhe Partizani vijojnë serinë e fitoreve në Kategorinë e Parë të basketbollit për meshkuj. Verdheblutë mundën dje Skënderbeun me rezultatin treshifror 133-90 (32-18, 32-23, 35-23, 34- 26) në pallatin e sportit “Tomorr Sinani”.

Një ndeshje e dominuar në të katërta periodat nga Elbasani, i cili tregoi edhe një herë rendiment të lartë në fazën sulmuese. Diferencën e bëri treshja amerikane, teksa David Thompson regjistroi 40 pikë, 14 kërcime dhe plot 22 asistime.

Nicholas Paul e mbylli me 27 pikë e 17 kërcime, ndërsa Myja White shënoi 28 pikë. Për Skënderbeun spikati Daniel Kiely, autor 38 pikëve.

Në ndeshjen tjetër, Partizani mposhti Fierin në shifrat 91- 87 (22-19, 22-21, 15-28, 32-19). Ndryshe nga elbasanasit, të kuqtë e Erdal Borovës vuajtën jo pak për të mbërritur të suksesi, teksa e panë vetën deri në 12 pikë dizavantazh, për të përmbysur vetëm në periodën e fundit.

Abdel Gyzeli me 33 pikë e 12 kërcime si dhe Gerard Davis me 26 pikë e 11 kërcime udhëhoqën 33 herë kampionët e Shqipërisë. Për fierakët u dallua Dathan Satchell me 35 pikë e 13 kërcime.

Mes Elbasanit dhe Partizanit ngjitja në Superligë do të vendoset tashmë në ndeshjen e javës së fundit në fushën e verdhebluve.

Next Post

Manaj shumë i fortë, shënon dy gola në pjesën e parë ndaj Adanas

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.