• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shifrat/ Reali i Madridit ka një problem me… penalltitë

29/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në Madrid te Reali kanë problem me… penalltitë. Jo aq serioz sa sezoni i kaluar, por vazhdon të mbetet një shqetësim.realNë sezonin 2023-2024, “los blancos” shënuan vetëm diçka më shumë se 50% të gjuajtjeve nga 11 metrat. Në këtë sezon, shifrat janë pak më shumë se 70%. Këto janë rekordet më negative që nga sezoni 2008-‘09, një vit përpara se Kristiano dhe Benzema të kalonin te Reali, ku iu bashkuan Serxhio Ramosit si tre specialistët e mëdhenj të penalltive në historinë moderne të Madridit, atë të gjashtë titujve të Champions League në 10 vjet.

Jo shumë larg janë sezonet 2018-2019 dhe 2019-2020, në të cilat madrilenët nënshkruan një rekord 100% saktësie me 12 gola nga 12 penallti të ekzekutuara. Në këto dy sezone, Ramos shënoi 15 penallti pa gabuar asnjë, po aq sa Benzema (tetë) dhe Bale (një). Në total, 24 penallti të përsosura, siç ishte rekordi i sezonit pasardhës, 2020-2021, ndonëse me atë rast u realizuan vetëm pesë goditje: tre nga Ramos, një nga Karim Benzema dhe një nga Hazard.

RËNIA – Që atëherë, efektiviteti i Realit nga pika e bardhë ka ardhur në rënie. Në sezonin 2022-2023, pa Benzemanë, saktësia zbriti në 77% (14 nga 18); në sezonin 2021-2022, ende me francezin, ishte në 75% (12 nga 16). Megjithatë, sezoni më i keq ishte sezoni i kaluar, me pesë gola nga nëntë penallti (55.5%), me dy gabime nga Hoselu (nga tre goditje), një nga Modriç dhe një nga Rodrigo. Vinicius (tre gjuajtje) dhe Bellingam (një) shënuan.

Këtë sezon përqindja e realizimeve të sakta është rritur edhe pse duket larg standardeve të një skuadre si Madridi. Gabimi i Vinicius në “Metropolitano” në Ligën e Kampioneve, ishte i katërti i sezonit nga sulmuesit e Real Madridit (71.4% nga dhjetë goditje). Mbape humbi dy (radhazi, kundër Liverpulit dhe Bilbaos; Vini ka tre nga katër dhe Bellingam një nga dy. E vërteta është se pas largimeve të Kristianos, Ramos dhe Benzema nga klubi, Madridi nuk ka gjetur ende një specialist të besueshëm nga njëmbëdhjetë metra.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Napoli ndaj Milanit në ndeshjen shumë të rëndësishme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.