Tuesday, 19. May 2026
Sport

VIDEO/ Juventusit i mjafton Jilldiz për t’u kthyer te rruga e fitores, trajneri Tudor debuton me këmbën e mbarë

GS 29/03/2025 1 Min. Lesezeit

Igor Tudor ka debutuar me fitore te Juventusi. “Zonja” mposhti Xhenoan me rezultatin 1-0 në shtëpi.

bandicam 2025-03-29 19-54-26-975

Ndeshja kishte vleë për javën e 30-të të Seria A. Gjithçka u vendos nga goli i Jilldiz në pjesën e parë.

Talenti turk dërgoi topin në rrjetë, kur ishte minuta e 25-të. Rastet e tjera nuk munguan, por Juventusit i mjaftoi një gol për 3 pikë të arta që e kthejnë te rruga e fitores.

Bolonja e vendit të katërt, që mbyll zonën Champions, ndodhet vetëm 1 pikë larg.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

JUVENTUS 1-0 XHENOA

26′ Jilldiz

Goli i Jilldiz: (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

Juventus: Di Gregorio; Gati, Veiga, Keli, Niko Gonzalez, Lokateli, Turam, MekKeni; Kopmeiners, Jilldiz, Vlahoviç

Trajner: I. Tudor

Xhenoa: Leali, Sabeli, De Uinter, Vaskez, Maturo, Frendrup, Masini, Onan, Zanoli, Pinamonti, Mireti

Trajner: P. Vieira

PANORAMASPORT.AL

Teilen: