Janë luajtur sot dy nga tri takimet e javës së 19-të dhe të parafundit të sezonit të rregullt të Superligës në basketboll për meshkuj. Skuadra e Kamza Basket ka zbritur zyrtarisht në Kategorinë e Parë pas humbjes 92-73 ndaj Vllaznisë. Suksesi mban ende në lojë për një vend në play off ekipin shkodran.
Mjaft e bukur ndeshja e luajtur në Fier, ku ekipi i Apolonisë fitoi 104-103 ndaj Tiranës, ndeshje e vendosur pas dy kohëve shtesë. Të dyja skuadrat dueluan fort për fitoren, me Skëndaj që shënoi koshin e fitores në fund. Harris me 25 pikë e Vincent me 22 pikë u dalluan për fierakët, duke i bërë tyë pavlefshme 56 pikët e dyshes Hysenagolli-Jeffers për bardheblutë.
Në ndeshjet e Kategorisë së Parë, dyshja Elbasani-Partizani qëndron në vendin e parë me pikë të barabarta pas fitoreve të fundit.
Ndeshja mes tyre javën e fundit të sezonit rregullt do të vendosë se cili ekip do të ngjitet direkt në Superligë vitin tjetër dhe cili do të luajë në play out me të pestën e Superligës.
Superliga-Meshkuj, java e 19-të
Kamza Basket – Vllaznia, 73-92
Apolonia – Tirana, 104-103
Teuta – Besëlidhja, 30 mars
Renditja: Besëlidhja 35 pikë, Teuta 28 pikë, Apolonia 28 pikë, Tirana 27 pikë, Vllaznia 26 pikë, Kamza Basket 23 pikë.
Kategoria e Parë-Meshkuj, java e 19-të
Elbasani – Skënderbeu, 133-90
Partizani – Fieri Basket, 91-87
Pogradeci – Flamurtari, 89-102
Renditja: Elbasani 36 pikë, Partizani 36 pikë, Fieri Basket 28 pikë, Skënderbeu 26 pikë, Flamurtari 24 pikë, Pogradeci 18 pikë.