Tuesday, 19. May 2026
Sport

Borusia Dortmundit do i duhen tre stadiume! Merr mbi 300 mijë kërkesa për bileta ndaj Barcelonës

GS 30/03/2025 2 Min. Lesezeit

Borusia Dormtund ka siguruar pjesëmarrjen në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve për të dytin vit radhazi e shpreson që të përsëritë mrekullinë e një edicioni më parë kur shkoi deri në finale. Për ta bërë këtë do t’i duhet një tjetër mrekulli në “Signal Iduna Park”, pasi kundërshtar këtë herë ka Barcelonën.

asdsadasdasdasd

Atmosfera e zjarrtë në stadium nuk do të mungojë, pasi impianti që mban 81365 vende për tifozët, do të jetë i mbushur. Tifozët e Borusias njihen si ndër të zjarrtit në Gjermani dhe dëshira për të parë skuadrën edhe një herë protagoniste në Champions i ka shtyrë të gjithë që të kërkojnë të jenë të pranishëm në impiant për sfidën ndaj katalanasve.

Ka qenë vetë klubi i cili ka bërë të ditur se për ndeshjen kundër Barcelonës, ka marrë mbi 300 mijë kërkesa për bileta. Një shifër e jashtëzakonshme duke menduar se është vetëm çerekfinalja e turneut, edhe pse në fakt luhet ndaj një prej skuadrave pretendente për ta fituar trofeun. Për të zgjidhur gjithçka, një pjesë e biletave për ndeshjen do të hidhen me short, pasi është e pamundur për të kënaqur të gjithë mbështetësit e skuadrës në qytet, për të culet nuk do mjaftonin as tre stadiume sa “Signal Iduna Park”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: