Tuesday, 19. May 2026
Sport

VIDEO/ Napoli nuk i ndahet Interit, skuadra e Kontes likuidon Milanin në supersfidën e javës së 30-të

GS 30/03/2025 1 Min. Lesezeit

Napoli i Antonio Kontes, triumfoi me rezultatin 2 me 1 ndaj Milanit, në supersfidën e vlefshme për javën e 30-të të Serisë A.  

napoli

Golat e Politanos dhe Lukakut, i dhuruan 3 pikë të arta napolitanëve, në luftën për titullin kampion. Ndërkohë që golin e vetëm për kuqezinjtë e shënoi Joviç në minutën e 84-t.  

Vlen të theksohet fakti se në minutën e 69-të, Gimenez gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, teksa gjuajtja e tij u ndal nga portieri Meret.  

Falë këtij triumfi Napoli u ngjit në kuotën e 64 pikëve, 3 më pak se kryesuesit e Interit. Ndërkohë që Milani mban vendin e 9-të në me 47 pikë. Në duelin e radhës Napoli do të luajë në transfertë ndaj Bolonjës, ndërkohë që Milani pret në shtëpi Fiorentinën.  

FT

NAPOLI 2-1 MILAN

2′ Politano, 19′ Lukaku – 84′ Joviç

GOLI I JOVIÇ (VIDEO)

PENALLTIA E PRITUR NGA MERET: VIDEO 

GOLI I LUKAKUT (VIDEO)

GOLI I POLITANO (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

fdghd

PANORAMASPORT.AL

 

Teilen: