• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Debutoi me fitore te Juventus, Tudor: E merituar, Kopmeinersin do ta rikuperojmë me kalimin e kohës

31/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas fitores kundër Xhenoas, Igor Tudor është shfaqur i lumtur që e nisi me këmbën e duhur rrugëtimin si bardhezi. Ai u shpreh se ishte një fito e merituar, por ka shumë hapësira për përmirësim ende.

Igor-Tudor-Juventus-instruction-900x600

“Fillimisht duhet thënë se luajtëm kundër një skuadre serioze, si Xhenoa. Ishte një fitore e merituar. Ishte e rëndësishme të nisim me një fitore për të gjithë. Shumë prej lojtarëve bënë një ndeshje të mirë, kjo është pozitive. Kam vënë re që ka shumë hapësira për përmirësim, kjo do të na bëjë ta nisim mirë javën, që do të jetë e para e plotë për t’u përgatitur. Duhet të punojmë fort”.

SITUATA– “Lojtarët reaguan mirë. Në skuadër ka një atmosferë të mirë dhe të gjithë kanë dëshirë të punojnë. Duhet të punosh me çdo person ndryshe, por çelësi është të punosh fort”.

KOPMEINERS- “Duhet rikuperuar vetëm me punë. Është një djalë i mirë që punon shumë dhe e do këtë punë. Është duke kaluar një periudhë jo të mirë, por që ne do të arrijmë ta rikuperojmë me punë”.

SKUADRA- “Kam gjetur lojtarë të mirë. Unë jam në dispozicion për çdo gjë dhe mund të më thërrasin për çdo gjë, jam në dispozicion 24 orë në ditë, 7 ditë në javë”.

EMOCIONET– “Kam dëgjuar koret e tifozëve dhe ishin emocionuese. Kjo ishte e rëndësishme për tifozët. Ishte bukur, por isha i përqendruar sepse ishte e rëndësishme ta nisim në mënyrën e duhur”, tha Tudor.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Nga suksesi i Kosovës te ikja e lojtarëve dhe situata me Brrutin, flet Bajram Shala

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.