• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tek Austini presin gola të tjerë të Uzunit në MLS

31/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi realizoi ndaj Andorrës, sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni të dielën mbrëma e shënoi edhe golin e parë për Austinin në ligën MLS të SHBA-së.

Me golin e Uzunit, Austini fitoi 1:0 ndaj St. Luis Cityt, në kuadër të xhiros së gjashtë. Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë, ndërsa Uzuni ka katër paraqitje.

“Atij i duhet më shumë kohë me ne”, ka thënë trajneri i Austinit, Nico Estevez. “Ai nuk ishte me ne. Duhet të jemi të durueshëm me të gjithë dhe të kuptojmë se si luan dhe që ai të kuptojë të tjerët se si luajnë. Por ai gjithnjë angazhohet shumë, jep çdo gjë dhe kur është dashur ta bëj dallimin në këtë ndeshje, e ka bërë. Këtë e kërkojmë nga lojtarë si ai”.

Uzuni është shprehur i lumtur për golin e parë.

“Jam shumë i lumtur. Unë punoj gjithnjë shumë. Jap çdo gjë në fushë, kështu që mendoj se e meritoj këtë gol. Në ndeshjet e kaluara nuk kam pasur fat, kam goditur dy herë shtyllën. Kam punuar fort për këtë moment dhe shpresoj që gola të tjerë do të vijnë”, ka thënë Uzuni.

Ai është transferuar në ekipin amerikan nga Granada e Spanjës.

Next Post

Alonso ka një kusht për ta marrë drejtimin e Realit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.