Tuesday, 19. May 2026
Sport

VIDEO/ Haland ngjall frikë te Mançester Siti pas dëmtimit, sulmuesi shfaqet me paterica

GS 31/03/2025 1 Min. Lesezeit

Erling Haland pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes çerekfinale të Kupës FA kundër Bërnmuthit, gjë që e detyroi atë të largohej nga Vitality Stadium me paterica.HALANDSulmuesi i Mançester Sitit u largua nga loja gjatë pjesës së dytë, pak pasi shënoi golin e barazimit.

“Nuk di ende asgjë, duhet të shohim”, ka qenë reagimi i parë i trajnerit Pep Guardiola pas lëndimit të norvegjezit.

Ndërsa një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka futur frikën te ekipi dhe tifozët, pasi Haland u largua me ndihmën e patericave. Pritet së shpejti të zbulohet gjendja e Erling.

 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: