• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Skandal në Kumanovë/ Rikthehen ofendimet: “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur!”

31/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshja e rregullt e kampionatit të basketbollit mes KK Kumanovës dhe BC Çair 2030 u mbyll në një atmosferë të rënduar, pasi tifozët vendas shkaktuan një incident të rëndë me thirrje nacionaliste dhe më pas sulmuan autobusin e ekipit mysafir.

Që në pjesën e parë të ndeshjes, tifozët e Kumanovës filluan të brohorisnin parulla fyese dhe raciste, duke thirrur “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur!”. Për shkak të këtyre skandaleve, zyrtarët e ndeshjes vendosën të zbrazin tribunat dhe t’i largojnë tifozët nga salla.

Megjithatë, incidentet nuk përfunduan aty. Pas ndeshjes, autobusi i ekipit BC Çair 2030 u sulmua nga persona të papërgjegjshëm, të cilët shkruan mbi të të njëjtat parulla që ishin brohoritur në sallë.

Image

Grafika

Sa i përket rezultatit të ndeshjes, KK Kumanova arriti të triumfojë me shifrat 97:74. Pjesa e parë përfundoi me epërsinë 26:21 për vendasit, ndërsa në çerekun e dytë e zgjeruan avantazhin në 31:22. Në pjesën e dytë, diferenca u rrit edhe më shumë, duke i siguruar Kumanovës një fitore të qetë në parket, por të errësuar nga incidentet e shëmtuara jashtë tij.

Ky rast ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe rregullsinë e garës, ndërsa pritet që institucionet përgjegjëse të marrin masa kundër akteve të tilla të urrejtjes dhe dhunës. 

Next Post

FIFA zgjedh dy klube për të luajtur ndeshjen play-off, për një vend në Botërorin e Klubeve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.