• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbape kap Ronaldon: Është një kënaqësi e veçantë, Reali duhet të fitojë titullin

31/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kilië Mbape ka qenë nga të paktët lojtarë të Realit që mund të shpëtohet pas fitores 3-2 kundër Leganes.mbapee real

Francezi ka shënuar dy gola që i kanë dhënë mundësinë të shkojë në 33 rrjeta në këtë sezon në të gjithë kompeticionet. Në këtë mënyrë ai ka barazuar Kristiano Ronaldon në vitin e tij të parë te Madridi. Por me shumë gjasa francezi do ta thyejë, duke parë se deri në fund janë dhe 16 ndeshje për t’u luajtur. Pas takimit ai ka folur për “Real Madrid TV”, duke dhënë mendimin e tij për suksesin, golat dhe lidhjen me Kristianon.

Ndeshja kundër Leganes rezultoi më e vështirë nga çfarë pritej?

Ishte një ndeshje e vështirë. Pas pushimit, është gjithmonë e vështirë, sepse ke një ritëm në klubin tënd, largohesh me kombëtaren dhe është një histori tjetër. Por ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë gjithmonë: të fitojmë. Në fund edhe pse jo pa probleme arritëm të fitonim dhe kjo ka rëndësi.

Një tjetër dopietë, e dyta një gol i mrekullueshëm. Si erdhi ai faull?

Ne kemi disa javë që punojmë me stafin. E dija se mund të gjuaja në këtë mënyrë nga kjo anë. Pashë hapësirën, pyeta të tjerët nëse mund të gjuaja dhe doli mirë.

Keni shënuar 33 gola, po aq sa Kristiano, idhulli juaj, në sezonin e tij të parë. Sa e veçantë është kjo shifër?

Shumë e veçantë, shumë e veçantë. Gjëja më e rëndësishme janë gjithmonë gjërat që bën me skuadrën, por të shënosh të njëjtin numër golash si Kristiano është gjithmonë mirë. Ne e dimë se çfarë përfaqëson ai për Madridin, për mua. Ne gjithmonë flasim bashkë, ai më jep shumë këshilla. Është mirë të shënosh shumë gola, por siç them gjithmonë, ne duhet të fitojmë titullin këtu.

Si po ndihen Mbape dhe Reali i Madridit përpara fazës vendimtare të sezonit?

Ne jemi gati. Ne kemi punuar gjatë gjithë vitit për këtë moment dhe do të japim gjithçka që kemi për të fituar çdo ndeshje dhe çdo titull të mundshëm.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Thyen një rekord të Lionel Mesit, Grizman futet në historinë e La Ligas

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.