• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Zhegrova në radarin e Barcelonës

31/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona është skuadra e fundit që po e monitoron situatën e Edon Zhegrovës te Lille, kanë raportuar mediumet spanjolle të hënën.

Bëhet e ditur se ylli i Kosovës, ka tërhequr vëmendjen e skautëve të Barcelonës dhe gjasat janë të mëdha që gjiganti spanjoll të bëjë ofertë për transferimin e tij në verë.

Paraqitjet e mira të Zhegrovës me fanellën e Lillet, kanë bërë që 26-vjeçari të shihet si përforcim i duhur te Barcelona, ndonëse po monitorohet edhe nga shumë skuadra tjera të mëdha evropiane.

Zhegrova në fund të sezonit do të largohet nga Lille pasi ka refuzuar ta rinovoj kontratën që i skadon verën tjetër, ndërsa ekipi francez për kartonin e tij po kërkon rreth 30 milionë euro.

Zhegrova është pjesë e Lillet prej vitit 2022 kur iu bashkua nga skuadra e Baselit, ndërsa këtë sezon ka shënuar 8 gola dhe ka bërë 2 asistime në 21 paraqitje në të gjitha garat.

Sulmuesi i krahut, pritet të rikthehet këtë javë në fushë pasi është rikuperuar nga lëndimi që e mbajti për tre muaj jashtë fushës.

Next Post

Griezmann thyen një rekord të madh të Messit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.