Pas dy fitoresh radhazi do të kishte dashur një Milan ndryshe me një qasjë akoma më ndryshe, por kuqezinjt konfirmojnë “sëmundjen” e sezonit duke u ndëshkuar me gol pas vetëm dy minutash lojë.Shpjegime, tashmë, nuk ka as Serxho Konseisao, që pas disfatës në stadiumin “Maradona”, për meditat e pranishme, deklaroi: “Kam tre muaj këto dhe çfarë nuk po më ndodh. U ngrita në 7:30 dhe Loftusi ishte keq. Më vonë u sëmur Çau që villte dhe para ndeshjes ishte Leao që ankoi probleme në kofshë. Që kur jam te Milani nuk kemi luajtur kurrë 20 minutat e para siç i kishim planifikuar. Në pjesën e dytë pashë një reagim dhe më erdhi mirë. Napoli nuk na rrezikoi kurrë dhe me pak fati mund edhe të kishim barazuar”.
Me 4 penallti të humbura nga tetë, kuqezinjtë vuajnë edhe aspektin e pikës së bardhë. Edhe në këtë rast, trajneri ka një shpjegim: “Janë tre lojtarë që ne i përcaktojmë dhe ata stërviten. Pulisiç për t’i dhënë besim shokut të tij të skuadrës që nuk ka shënuar për disa javë i dha mundësinë për të shënuar. Ne e dimë se si janë gjërat. Nuk më takon mua t’u them asgjë lojtarëve, janë të tre ata që vendosin në bazë të se si ndihen. Por kjo është një shenjë e mirë, sepse tregon për një dhome zhveshjeje të bashkuar. Është vetëdija se duhet të kishim bërë më shumë në 25 minutat e para, ka zhgënjim të madh sepse nuk e merituam këtë disfatë.”
PANORAMASPORT.AL