Tuesday, 19. May 2026
Sport

U fotografua duke urinuar në rrugë, ja çfarë rrezikon Uejn Runi

GS 31/03/2025 1 Min. Lesezeit

Ish-futbolli anglez, Uejn Runi është kapur duke urinuar në publik në Londër. Ish-kapiteni i Anglisë dhe Mançester Junajtid, u pa i mbështetur pas një muri në kryeqytetin anglez, ndërsa kryente nevojat personale, dhe tani rrezikon një gjobë prej 1200 eurosh. 

Rooney-750x375

Nuk është hera e parë që Runi përfshihet në një situatë të tillë, por ish-trajneri i Plymuth  nuk u shqetësua as pasi e kuptoi se ishte filmuar në këtë moment “intim”. Nuk dihet ende si do të zhvillohet kjo histori, por tashmë episodi është bërë viral në Angli. 

Në vitin 2013, ai u fotografua duke urinuar pranë një kazani plehrash në rrugën Dalton St. në Mançester. Asokohe ai ishte 24 vjeç dhe asnjë dëshmitar nuk doli për ta denoncuar, duke qenë se ishte një nga futbollistët më të rëndësishëm të Anglisë. 

index

Në Mbretërinë e Bashkuar, urinimi në publik mund të konsiderohet vepër penale dhe mund të sjellë gjoba ose ndjekje penale, në varësi të rrethanave dhe rregulloreve vendore. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: