Tuesday, 19. May 2026
Sport

Celticu përgatit ofertën për Rexhbeçajn

GS 31/03/2025 1 Min. Lesezeit

Celticu i Skocisë duket se ka parakaluar Beshiktashin e Turqisë dhe Parman e Italisë në garën për shërbimet e mesfushorit të Kosovës, Elvis Rexhbeçaj.

Mediumet skoceze raportojnë se trajneri i Celticut, Brendan Rodgers po insiston në transferimin e Rexhbeçajt në verë.

Rexhbeçaj te Celticu po shihet si përforcim i duhur për mesfushën dhe skuadra skoceze tashmë ka bërë gati ofertën për shërbimet e tij.

Thuhet se Celticu është gati të ofroj deri në 4 milionë euro për ta bindur Augsburgun në lirimin e 27-vjeçarit në verë.

Rexhbeçaj ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2026 kurse këtë sezon ka 2 gola e 1 asistim në 25 ndeshje në të gjitha garat.

Teilen: