Tuesday, 19. May 2026
Sport

Mirlind Daku do të operohet

GS 31/03/2025 1 Min. Lesezeit

Mirlind Daku i mungoi Rubin Kazanit të dielën mbrëma në humbjen 4:0 nga Zeniti, ndeshje që i takoi javës së 22-t të elitës së futbollit rus.

Daku po përballet me një lëndim dhe ai pritet që së shpejti t’i nënshtrohet një operimi, gjë që është konfirmuar edhe nga trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov.

Nuk është bërë e ditur ende saktësisht se për çfarë lëndimi bëhet fjalë por sulmuesi i Shqipërisë do të operohet.

“Lëndimi është shumë i pakëndshëm. Unë mendoj se Daku do të ketë nevojë për një operacion të vogël. Mungesa e Dakut vërehet në skuadër”, ka thënë Rakhimov, shkruajnë të hënën mediumet ruse.

27-vjeçari Daku i mungoi edhe Shqipërisë në ndeshjet nga Anglisë dhe Andorrës që u zhvilluan këtë muaj dhe ishin të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës që mbahet në vitin e ardhshëm.

Daku është golashënuesi më i mirë i Rubin Kazanit këtë sezon, ku ka shënuar 11 gola dhe ka bërë gjashtë asistime.

Teilen: