Tuesday, 19. May 2026
Sport

Legjenda e Milanit nuk kursehet, Kostakurta: Juventusi është i mbivlerësuar

GS 31/03/2025 1 Min. Lesezeit

Ka qenë një nga kritikët më të mëdhenj të Tiago Motës kohët e fundit, por edhe i Juventusit në përgjithësi. Po flasim për Alesandro Kostakurtën, i cili në mikrofonat e “Sky Sport” nuk është ndalur edhe pasi “Zonja” ndryshoi trajner.

Screenshot 2025-03-31 204630

“Jildizi meriton të luajë gjithmonë. Unë nuk e kam kuptuar kurrë pse me Tiago Motën herë luante e herë jo. Preferohej Mekeni dhe jo ai.

Megjithatë, duhet thënë se ky Juventus, siç po e them prej muajsh, është i mbivlerësuar. Sidomos nga pikëpamja teknike”, tha ndër të tjera legjenda e Milanit, Alesandro Kostakurta. Edhe kur ka qenë Mota në stol, Kostakurta nuk është kursyer kurrë me kritika ndaj Motës.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: