Tuesday, 19. May 2026
Sport

VIDEO/ Gol dhe festë e shfrenuar në minutën e 92-të, futbollisti shqiptar i jep fitoren gjigantëve suedezë pasi futet nga stoli

GS 31/03/2025 1 Min. Lesezeit

Bersant Celina u fut nga stoli, për t’i dhënë fitoren AIK në transfertën e GAIS. Ndeshja kishte vlerë për javën e parë të elitës suedeze.

Screenshot 2025-03-31 214452

Celina u aktivizua në minutën e 81-të, ndërsa rezultoi zëvendësimi i artë. Goli i tij erdhi në minutën e 92-të.

Festa e 28-vjeçarit dhe tifozëve ishte e shfrenuar me të drejtë. Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës u ndëshkua me karton të verdhë për heqjen e fanellës.

Goli i Bersant Celinës: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Teilen: