Tuesday, 19. May 2026
Sport

Fajtor në golin e dytë ndaj Napolit, Uoker: Nuk na falet!

GS 31/03/2025 1 Min. Lesezeit

Thirrja në kombëtare duhej ta kishte gjallëruar, por pikërisht një gabim i tij në vendosje i dha mundësi Napolit të dyfishonte shifrat dhe t’u jepte një goditje të rëndë shpresave të Milanit për rezultat pozitiv në stadiumin “Maradona”.

fdgfgddfggfgfdgfd

Por Kajl Uoker e di që futbolli ofron edhe të tilla surpriza, teksa në lidhje me humbjen tha: “Duhej të kishim hyrë në fushë me një frymë tjetër. Milani është një klub i madh e nuk na falet të futemi në të tilla stadiume duke pësuar gol pas një minute. E dinim fort mirë se çfarë rrezikonim me një nisje të butë, por e pësuam e nuk arritëm të korrigjojmë më asgjë”.

Të mërkurën, Milani do të luajë gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë ndaj Interit. Sipas anglezit, rruga e vetme është reagimi sa më i shpejtë dhe derbi duket si mundësi e mirë. “Qasja e dobët nuk duhet të përsëritet ndaj Interit. Do ta analizojmë këtë ndeshje, por nuk kemi kohë për pengje”, përfundoi Uoker.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: