Tuesday, 19. May 2026
Sport

Zëvendësnministrja e Sportit reagon pas incidentit, ja çka kërkon nga federata e basketbollit

GS 01/04/2025 2 Min. Lesezeit

Zëvendësnministrja e Sportit në Maqedoninë e Veriut, Safije Sadiki-Shaini, ka  reaguar pas incidentit në ndeshjen e basketbollit në Kumanovë.

Ajo ka dënuar çdo formë të sjelljes diskriminuese dhe provokimeve që cenojnë sigurinë dhe dinjitetin e sportistëve, trajnerëve dhe tifozëve.

Shani theksoi se do të kërkoj nga Federata e Basketbollit dhe institucionet përkatëse që të analizojnë me seriozitet këtë rast dhe të marrin masa konkrete për të garantuar që çdo sportist të ndihet i sigurt dhe i respektuar, pavarësisht prejardhjes së tij.

“Ngjarjet që ndodhën mbrëmë gjatë ndeshjes ndërmjet KB Kumanovës dhe KB Çairit 2030 janë një kujtesë serioze për domosdoshmërinë e një reagimi të qartë institucional kundër gjuhës së urrejtjes dhe ofendimeve në sport.

Si zëvendësministre e Sportit, dënoj çdo formë të sjelljes diskriminuese dhe provokimeve që cenojnë sigurinë dhe dinjitetin e sportistëve, trajnerëve dhe tifozëve.

Sporti është garë dhe pasion, jo mjet për përçarje. Kërkoj nga Federata e Basketbollit dhe institucionet përkatëse që të analizojnë me seriozitet këtë rast dhe të marrin masa konkrete për të garantuar që çdo sportist të ndihet i sigurt dhe i respektuar, pavarësisht prejardhjes së tij.

Sporti duhet të jetë shembull i bashkëjetesës dhe barazisë. Kjo është përgjegjësi e të gjithëve – dhe mbi të gjitha, e institucioneve”, reagon Safije Sadiki Shahini, zëvendësministre e Sportit.

Teilen: