Jan Zomer po bëhet vendimtar me skuadrën e Interit. Portieri zviceran bëri dy pritje fantastike ndaj Bolonjës dhe me modesti thotë se kjo është detyra dhe puna e tij në kampin e zikaltërve.Çfarë i ndodhi Interit që pati kontroll dhe pastaj vuajtje?
Në fund e rëndësishme është që e fituam ndeshjen. Në pjesën e parë e kontrolluam në 100% ndeshjen. Kemi shënuar edhe 2 gola dhe e gjenim mirë njëritjetrin në fushën e lojës. Në pjesën e dytë Udineze bëri më shumë presing dhe ne nuk gjenim dot pasimet mes linjave. Kështu vendosëm që të luanim me topa të gjatë, por Udineze ka shtatlartësi. E rëndësishme është që fituam, por të mësojmë nga gabimet.
Ishte më e vështirë pritja ndaj Solet apo ndaj Lukës?
E rëndësishme ishte që t’i mbyllja këndin Soletit. Nuk kisha shumë zgjidhje. Në fund ajo që vlen është fitorja. Jam i lumtur për dy pritjet, por mbi të gjitha për faktin që ndihmova skuadrën për të arritur objektivin. Në fund të fundit, kjo është puna ime si portier.
E patë ndeshjen mes Napolit dhe Milanit?
Po, sigurisht që po. Megjithatë, fokusi është tek ekipi ynë dhe nuk na interesojnë çfarë bëjnë të tjerët. E pashë me qetësi.
Nga lindën problemet për menaxhimin e keq të pjesës së dytë?
Është e vështirë që ta them tani. Por ndoshta na mungoi pak guximi në pjesën e dytë dhe rivali bëri më mirë. Duhet të shohim gjërat e vogla dhe të punojmë me detajet për të bërë ndeshje më pozitive në të ardhmen.
Keni ndonjë peng që e latë kombëtaren apo ndoshta fakti që ishit të relaksuar këto ditë sollën edhe këto pritje të rëndësishme?
Po. Mund të them që është mirë të kesh ndonjë ditë pushim. Ishte e rëndësishme sepse kemi edhe një turne në verë dhe duhet të jem gati. Pastaj shumë lojtarë të tjetër nga ekipi ynë kanë udhëtuar me skuadrën dhe e rëndësishme është që të rikuperohemi për ndeshjet e ardhshme.
Përveç këtyre dy pritjeve, keni bërë mirë edhe ndaj Pasaliç në Bergamo. Edhe ju po jepni kontribut për fitoret…
Po, ky është objektivi im. Rivalët tanë nuk kanë shumë raste për të na shënuar për të thënë të vërtetën dhe është e rëndësishme që të jem gati kur ata prezantohen në portën tonë.
Keni folur me ndonjë ish-shokun tuaj në pritje të ndeshjes me Bajernin? Si ndihesh në prag të derbit?
Derbi është gjithmonë special. Duam që të rikuperohemi mirë dhe pastaj t’i marrim ndeshjet një nga një. Përpara Bajernit është Parma. Unë e njoh mirë atë skuadër, por objektivi është që ta mund me Interin.
PANORAMASPORT.AL