Tuesday, 19. May 2026
Sport

Fat i vulosur, Juventusi vendos të shesë lojtarin në verë

GS 01/04/2025 1 Min. Lesezeit

E ardhmja e Andrea Kambiazos tashmë duket se është vendosur. Juventusi po planifikon që ta shesë mbrojtësin e krahut në fundin e sezonit në mënyrë që të rregullojë totalisht bilancet e klubit.

Screenshot 2025-04-01 153344

Sipas asaj që raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, bardhezinjtë po shohin opsionet se cili klub do të ofrojë më shumë për të blerë kartonin e tij.

Shanset më të larta janë që Andrea Kambiazo të përfundojë në Angli, aty ku Mançester Siti është i vendosur për t’ia vënë në dispozicion Pep Guardiolës.

Për ta lënë të lirë Kambiazo, Juventusi kërkon të paktën 60 milionë euro, një shifër lehtësisht e përballueshme nga sheikët e Anglisë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: