Monday, 18. May 2026
Sport

Media kroate: Cirku nuk mbaron kurrë! Cannavaro drejton Dinamon ndaj Osijekut

GS 08/04/2025 1 Min. Lesezeit

Dinamo Zagrebit pothuajse do të ketë të vështirë që të zë hapin për titullin e kampionit të Kroacisë.

Humbja me rezultat 3:0 nga istra e ka tronditur këtë klub.

“Cirku nuk mbaron kurrë! Cannavaro drejton Dinamon ndaj Osijekut, por Macia nuk do të jetë drejtor sportiv”, shkruan media kroate “24 sata”.

“Cannavaro mbetet në pankinën e Dinamos pavarësisht debaklit ndaj Istra-s! Klubi ende nuk ka një drejtor sportiv dhe Zajec paralajmëron ndryshime. Pasardhësi i Marko Mariqit duhet të dihet deri në fund të javës

Cannavaro drejtoi dy seanca stërvitore të martën. Bruno Petkoviç nuk është paraqitur në seancën e mëngjesit.

Zëvendëskapiteni i të “kaltërve” nuk ka qenë i pranishëm për arsye private, por siç ka bërë të ditur më vonë klubi,  jo për mospajtime që Cannavaro të mbetet trajner”, ka shkruar mes të tjera media kroate.

Teilen: