Monday, 18. May 2026
Sport

Goli magjik me të jashtmen e bën legjendë te Interi, Lautaro Martinez hyn në histori

GS 08/04/2025 1 Min. Lesezeit

Lautaro Martinez është bërë sot protagonist i fitores së rëndësishme 2-1 të Interit në fushën e Bajern Mynih, me një gol spektakolar të shënuar me të jashtmen në pjesën e parë të ndeshjes.

lautaro

Një gol i cili ka shumë rëndësi për sulmuesin argjentinas, për faktin e thjeshtë se e bën tashmë atë unik në historinë e këtij klubi. Me këtë gol, Lautaro Martinez u bë sulmuesi me më rrjeta të tundura në Ligën e Kampioneve për Interin.

Ai arriti shifrën 19, duke kaluar një legjendë të mirëfilltë zikaltër siç është “Perandori” Adriano, i cili ishte ndalur në kuotën e 18 golave gjatë viteve të tij te milanezët.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: