Interi ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt gjysmëfinales të Ligës së Kampioneve, pasi ka mundur me shifrat 2-1 në transfertë Bajern Mynihun.
Skuadra italiane është mbrojtur me rregull përballë bavarezvëe duke i lejuar raste me pikatore, ndërsa gjeti avantazhin me një gol spektakolar të Lautaro Martinez. Vendasit vonuan në reagimin e tyre dhe ishin lehtësisht të kontrollueshëm nga italianët në iniciativat sulmuese. Por si për ironi të fatit, “i larguari” Tomas Myler ishte ai i cili u mundua të kthente në lojë skuadrën e tij teksa shënoi golin e barazimit në minutat e fundit.
Por një pavëmendje e prapavijës së vendasve u kushtoi shtrenjtë, pasi Fratesi gjeti hapësirën për të shënuar golin e 2-1, që i jep Interit një avantazh të rëndësishëm për sfidën e kthimit në “San Siro”.
BAJERN MYNIH-INTER 1-2
85′ Myler / 38′ Lautaro Martinez, 88′ Fratezi
NGJARJET KRYESORE
90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Interit.
88’ GOOOL INTERI! Kundërsulm i befasishëm i zikaltërve, Karlos Augusto gjen Fratezin i cili devijon para portës. (VIDEO)
86’ Kejn provon në kufijtë e zonës, Zomer ndal sferën e më pas Myler nuk arrin ta shtyjë në rrjetë.
85’ GOOOL BAJERN MYNIH! Një aksion i bavarezëve me topin që shkon nga një krah në tjetrin, finalizohet nga Myler i cili gjendet në vendin e duhur, në momentin e duhur. (VIDEO)
82’ Zgjohen bavarezët me një gjuajtje të Myler në zonë e cila bllokohet nga mbrojtësit zikaltër që devijojnë topin në këndore.
80’ Kejn ka një mundësi të rrallë në këtë ndeshje për të gjuajtur i vetëm në kufijtë e zonës, por nuk gjen portën me tentativën e tij. (VIDEO)
75’ Bavarezët bëjnë tre ndryshime me Myler, Gnabri e Boei të cilët hyjnë në fushë në vend të Sane, Guerreiro dhe Kim. Ndërkohë Fratezi merr vendin e Mkhitarian tek Interi.
64’ Guerreiro gjuan nga jashtë zonës, sfera shkon pak mbi traversën e Zomer. (VIDEO)
63’ Lainer harkon nga e djathta në zonë, Goretzka gjuan me kokë por çon sferën mbi traversë. (VIDEO)
57’ Kejn mundohet të përgjigjet pas disa minutave heshtje nga bavarezët por gjuajtja e tij ndalet nga mbrojtësit zikaltër.
56’ Një gjuajtje e fortë e Lautaro Martinez nga e djathta ndalet nga Urbig i cili shpëton portën e tij nga goli i dytë. (VIDEO)
46’ Nis pjesa e dytë pa zëvendësime te ekipet.
45’+1′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Interit.
38’ GOOOL INTERI! Aksion perfekt i zikaltërve me pasimin nga e majta e sulmit që kthehet me thembër nga Turam te Martinez. Ky i fundit gjuan me të jashtmen dhe u jep avantazhin zikaltërve. (VIDEO)
34’ Barela nis Lautaro Martinez drejt portës, Kim ia del të gjejë momentin t’i heqë topin nga këmbët sulmuesit para se të gjuajë.
30’ Një kundërsulm i shpejtë i Interit nxjerr Karlos Augusto të vetëm në të majtën, gjuajtja e tij prek vetëm rrjetën e jashtme të portës bavareze. (VIDEO)
26’ Aksion i rrufeshëm i Bajernit me Olise i cili nxjerr të vetëm Kejn, gjuajtja me të djathtën e sulmuesit anglez ndalet nga shtylla. (VIDEO)
22’ Olise nga e djathta ka përsëri hapësirë të gjuajë, Zomer e ndal dhe pastaj Kejn me kokë nuk gjen portën. (VIDEO)
21’ Çalhanollu provon përsëri nga jashtë zonës, me mbrojtjen bavareze që bllokon sferën.
20’ Dalje e shpejtë e Guerreiro në të djathtën, diagonalja e tij ndalet në dy kohë nga Zomer. (VIDEO)
16’ Olise sheh hapësirë para zonës dhe lëshon një gjuajtje të fortë por që është ballore dhe shkon në duart e Zomer. (VIDEO)
14’ Olise nga e djathta harkon në qendër ku Kejn gjuan me kokë, por çon sferën direkt në duart e Zomer. (VIDEO)
12’ Çalhanollu provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera bllokohet nga mbrojtësit bavarezë. (VIDEO)
6’ Olise gjuan nga e djathta në zonë, sfera shkon jashtë ngjitur me shtyllën e largët.
1′ Nis dueli në Gjermani.
FORMACIONET ZYRTARE
Bajern Mynih: Urbig; Laimer, Dier, Kim, Stanisiç; Kimish, Goretzka; Olise, Guerreiro, Sane, Kejn
Trajner: V. Kompani
Inter: Somer; Bastoni, Açerbi, Pavard; Augusto, Mkitarjan, Çalhanoglu, Barela, Darmian; Turam, L. Martinez
Trajner: S. Inzagi
PANORAMASPORT.AL