Skuadra kampione e Boston fitoi 119-117 në fushën e New York, duke mbrojtur vendin e dytë në Lindje.
Porzingis me 34 pikë e Tatum me 32 pikë ishin lider në fushë për Celtics.
Në krye të renditjes në Lindje ndodhet si gjithnjë ekipi i Cleveland, që sot fitoi 135-113 ndaj Chicago. Vendimtar stoli i Cavaliers, nga ku erdhën 63 pikë. Jashtë fushe fiton edhe Memphis, 124-1090 ndaj Charlotte, sfidë ku Ja Morant realizoi 28 pikë.
Oklahoma hakmerret ndaj Lakers për humbjen e disa ditëve më parë, duke fituar sot 136-120. Alexander Shai me 42 pikë ishte “përbindësh” në fushë, mbështetur edhe nga Jalen Williams me 26 pikë.
Pa probleme fiton Golden State, që fale 67 pikëve të lojtarëve të stolit mundi 123-95 Phoenix. Detyrën kryen Milwaukee, që mposhti 110-103 Minnesota (Edwards 25 pikë), ndërsa Clippers fituan 122-117 ndaj San Antonio (Powell-zubac 49 pikë së bashku).
NBA-Rezultatet e sotme
Charlotte – Memphis, 100-124
Cleveland – Chicago, 135-113
Indiana – Washington, 104-98
Orlando – Atlanta, 119-112
Brooklyn – New Orleans, 119-114
New York – Boston, 117-119
Milwaukee – Minnesota, 110-103
Oklahoma – Lakers, 136-120
Phoenix – Golden State, 95-123
Clippers – San Antonio, 122-117