• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gavi u përgjigjet kritikëve: Nuk merrni vesh nga futbolli, jam kthyer në formën time më të mirë

09/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori i Barcelonës, Gavi, nuk i kurseu fjalët përpara ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër Dortmundit, duke iu përgjigjur ashpër kritikëve të tij.gaviAi gjithashtu premtoi besnikëri përjetë klubit blaugrana dhe shtoi se është kthyer në formën më të mirë siç ishte para dëmtimit që e mbajti një vit jashtë fushave.

“Shumë njerëz besojnë se nuk di të luaj futboll. Por unë di të them se këta njerëz as nuk ia kanë haberin nga futbolli. Por jetojmë në një shoqëri të lirë dhe secili ka mendimin e tij. Personalisht jam i kënaqur me veten. Dëmtimi i rëndë në gju është një ëndërr e keqe e lënë pas. Tani jam kthyer në formën time më të mirë siç isha përpara dëmtimit”, deklaroi Gavi.

Mesfushori i Barcelonës ka folur edhe për objektivin e blaugranave në këtë sezon.

“Tifozët kanë të gjithë të drejtën të jetojnë me iluzione, sepse na shohin duke bërë një sezon mjaft të mirë. Por ne duhet t’i shohim gjërat më ftohtë. Ne punojmë për t’i dhënë kënaqësi, lumturi tifozëve tanë dhe natyrisht sa më shumë trofe”, tha Gavi.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Arbër Hoxha mbetet pa trajner

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.