Monday, 18. May 2026
Sport

Arbër Hoxha mbetet pa trajner

GS 09/04/2025 1 Min. Lesezeit

Dinamo Zagreb e ka shkarkuar nga detyra e trajnerit Fabio Cannavaron.

Ky është lajmi i fundit që jipet në mediat kroate.

Drejtuesit e klubit morën vendim në mëngjesin e sotëm duke mos i dhanë as shansin e fundit për drejtimin e skuadrës ndaj Osijekut. Ish-topi i Artë e ka drejtuar gjigantin kroat vetëm 100 ditë.

Shkarkimi i Cannavaros mund të jetë një lajm i mirë edhe për Arbër Hoxhën pasi që nën drejtimin e tij istogasi nuk gjente shumë minutazhë në fushë.

Teilen: