Paris-Saint-Germain dhe Aston Villa do ta zhvillojnë sonte nga ora 21:00 ndeshjen e parë të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Kjo ndeshje do të nis nga ora 21:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Parc des Princes” në qytetin e Parisit, por beteja duket se ka nisur më herët se sa që pritej, së paku ndërmjet tifozerive të këtyre dy ekipeve.
Në videot e shpërndara në rrjete sociale shihet një përleshje e madhe ndërmjet grupeve të tifozëve të të dy palëve në lokalet afër stadiumit.
Aty shihen tifozët teksa godasin njëri-tjetrin me karrige dhe gjësende të tjera.