Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, ka refuzuar të marrë petkun e favoritit për ndeshjen e dyfishtë kundër Dortmundit.Por homologu i tij te Borusia, Niko Kovaç, ia ka hedhur dorezën pikërisht katalanasve. Sipas tij, Barcelona me vetë potencialin që ka është më e avantazhuar se Dortmundi.
“Barça sigurisht që është favorite në ndeshjen e parë. Por Dortmundi luajti në finale vitin e kaluar kur askush nuk e llogariste. Ka disa ekipe shumë të forta në çerekfinale; ne kemi luftuar për të arritur këtu. Ne jemi në formë të mirë. Barça do të duhet të udhëtojë në Dortmund dhe ne kemi një shans për të shkuar më tej”, komentoi Kovaç.
Edhe Kovaç ka folur për duelin mes tij dhe Flikut.
“Unë mendoj se unë dhe Hansi (Flik) e njohim dhe e respektojmë shumë njëri-tjetrin. Ne e dimë se si e perceptojmë futbollin dhe nuk do të ketë surpriza”, tha ai.
PANORAMASPORT.AL